| l | |
|
|
|
Risitë e fundit: Pika kryesore ne Çagllavicë Ndërtimi i kompleksit banesor Qendra e kontrollimit teknik
|
BanesatLOKACIONI -Objekti banues-afarist B+P+5 do të ndërtohet në lagjen „Karragaç“ përballë hyrjës së parkut nacional me të njëjtin emër në qytetin e Pejës. Tereni është i rrafshët dhe hyrja në object realizohet permes rrugës tranzitore të qytetit e cila lidhet me rrugën magjistrale Pejë - Deçan. ARKITEKTURA -Objekti banues-afarist ështe karakteristik për arkitekturën e vendit dhe në bazë të situates koncipohet në formë të shkronjës ‘’L’’ me gjerësi 22.80m` dhe gjatësi 40.10m`, kurse në fund të lokacionit mbaron me traktin e veqantë të cilat kanë lidhje me pllato të traktit kryesor me gjerësi 9.00m` dhe gjatësi 22.10 m`. Në zgjidhjen e këtij kompleksi të banesave arkitekti Bedri Blakaj i ka kushtuar rendësi të vacant eksterierit dhe enterierit.
FUNKSIONALITETI
-Zgjedhja funksionale e objektit është rezultat i kërkesave të investitorit për
të plotësuar nevojat banuese dhe afariste. Në aspektin funksional objekti është
koncipu si objekt me 3 hyrje për banim në anën e jugore të objektit. Lidhja e
objektit me pjesën e prapme bëhet nëpërmjet komunikimit të hapur në pjesën
jugore. Pjesa për afarizëm ka dy etazha (përdhesa + kati I) në llamelat I,II,
dhe III. Pra afarizmi është i vendosur ne dy etazha, kurse banimi është i
organizuar në banesa me disa tipe e cila fillon nga kati II gjerë në katin e VI. |
| MolikaCompany © 2006 2007 design by:dizgrafik.net |
Home • Banesat •
Kontrolla teknike •
Molika gas • Përfaqësit •
Kontakti •
Lexo Email
Graphic Design by dizgrafik.net |